Bota

Putin dhe Erdogan takim kokë më kokë, marrin vendimin: 150 orë kohë kanë kurdët të largohen nga kufiri Turqi-Siri

23 Tetor 2019, 10:43 Nga DOSJA
Putin dhe Erdogan takim kokë më kokë, marrin vendimin: 150

Tiranë- Moska dhe Ankaraja kanë bërë së fundmi marrëveshje për kurdët, ku është vendosur që forcat siriane dhe ruse do të vendosen në verilindje të Sirisë për të larguar luftëtarët kurdë të YPG –së si dhe armatimet e tyre nga kufiri me Turqinë.

Marrëveshja mes presidentëve Putin e Erdogan, e cila u zhvillua një ditë më parë,  mbështet rikthimin në kufi të forcave të Presidentit sirian Bashar al-Asadit së bashku me trupat ruse, duke zëvendësuar trupat amerikanët.

Në këtë takim Presidenti rus theksoi se forcat e huaja të vendosura në Siri në mënyrë të paligjshme duhet të largohen nga territori, duke shtuar se Ankaraja gjithashtu ndan këtë pozicion si dhe idenë që sovraniteti i Sirisë duhet të ruhet. “Territori” i Sirisë nuk duhet të jetë pengesë për funksionimin e Komisionit Kushtetues”- shtoi Putin.

Duke u bazuar në këtë marrëveshje grupet e armatosura kurde ka vetëm 150 orë në dispozicion nga mesdita e së mërkurës për t’u larguar nga Siria.

Burimi: The New York Times 

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan marrëveshja për sirinë vladimir putin erdogan marrëveshja për sirinë vladimir putin

Sondazh

Poll