Bota

Kryebashkiaku në Belgjikë bën gjestin e rrallë, nuk lejon dëbimin e një familjeje shqiptare

23 Tetor 2019, 10:20 Nga DOSJA
Kryebashkiaku në Belgjikë bën gjestin e rrallë, nuk lejon

Belgjikë- Kryetari i Bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë, Paul Mangnette ka bërë një gjest të rrallë. Ai ka vendosur të kryejë një mosbindje politike. Ai gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak bëri me dije se ka vendosur dhe urdhëruar policinë e tij lokale që të mos zbatonte një urdhër për dëbim. Urdhri për dëbim ishte dhënë për një familje shqiptare të vendosur në Charleroi prej 8 vitesh. Fëmijët e kësaj familjeje lindën atje, u rritën dhe po kryenin shkollën, duke u integruar në mënyrë të përsosur. Por pavarësisht kësaj, Zyra për të Huajt vendosi ta riatdhesonte atë, raportojnë mediat vendase.

Ky vendim i kryebashkiakut ndezi një demostrim solidariteti javën e kaluar në Charleroi, ku studentë, mësues e prindër shpallën publikisht mbështetjen e tyre. “Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik. Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi Magnette.

Ky lajm është një lajm i shkëlqyeshëm për futjen e mjeteve juridike, në mënyrë që të shpëtojnë familjen shqiptare nga dëbimi.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kryebashkiaku në belgjikë kryebashkiaku në belgjikë

Sondazh

Poll