Bota

Dalin pamjet e kamionit me 39 të vdekur/ Përsëritet historia, si u gjetën në të njëjtin park 19 vite më parë 58 emigran

23 Tetor 2019, 10:25 Nga DOSJA
Dalin pamjet e kamionit me 39 të vdekur/ Përsëritet historia, si

BRITANI E MADHE– Dalin pamjet e para të kamionit në të cilin u gjetën 39 persona të vdekur. 

Siç duket edhe nga fotot, kamioni është i rrethuar nga ekspertë të cilët po kërkojnë të dhënë për të zbuluar shkakun e vdekjes masive. 

Në të njëjtin park, në vitin 2000, 58 trupa të vdekur u gjetën në një kamion pasi kishin ardhur nga Belgjika. Ata ishin emigrantë dhe ndërruan jetë nga asfiksimi pasi ishin brenda në kamion për më shumë se 18 orë.

Shoferi i kamionit, Perry Wacker, u dënua me 14 vjet burg për pjesëmarrje në  kontrabandë njerëzish.

Kamioni me 39 viktima u gjet orët e para të mëngjesit të sotëm në një park Essex, dhe deri më tani është arrestuar shoferi 25-vjeçar i mjetit të transportit. Tanimë autoritetet britanike po punojnë për identifikimin e “pasagjerëve”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe kamioni me te vdekur ne angli britani e madhe kamioni me te vdekur ne angli

Sondazh

Poll