Bota

VIDEO/ Ministri shqiptar për të qarë hallin, probleme me artikulimin: Janë dy vende miqe… e quan republikën “Polici”

23 Tetor 2019, 09:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Ministri shqiptar për të qarë hallin, probleme me

KOSOVE– Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë na ngjasoi kaq shumë me ministrin tonë të Brendshëm, Sandër Lleshaj… Mos u konfuzoni, s’bëhet fjalë për asnjë lidhje farefisnore, apo ngjashmëri në pamje.  E gjitha rrotullohet tek gjuha…

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Ekrem Mustafa, ishte dje në Maqedoninë e Veriut ku ishte nënshkruar një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Shkupit zyrtar për krijimin e një task-force të përbashkët me qëllim të rritjes së sigurisë.

Në këtë takim, Mustafa doli para mediave ku dha edhe detaje, dhe lëshoi perla. Ministri në largim, tha se Kosova dhe Maqedonia janë “dy vende miqe”, në vend të thoshte ‘mike’ ndërsa ngatërroi shtetin me policinë, dhe më pas në vend të thoshte demonstrim, tha stimulim.

Ngushëllim ky për ministrin tonë të brendshëm, që thotë se “Qytetarët s’kanë pse të ndihen të sigurtë”. Mos u shqetësoni z.Lleshaj, ka edhe më keq…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ekrem mustafa gafat e ministrit shqiptar ekrem mustafa gafat e ministrit shqiptar

Sondazh

Poll