Sport

Neymar, sërish i pabesë ndaj partneres së tij shtatzënë, Bruna tejet e zhgënjyer!...

Neymar duket se e ka tradhëtuar edhe një herë partneren e tij shtatzënë, Bruna Biancardi, e cila e ka adresuar këtë fakt dhe është deklaruar e zhgënjyer.

20 Shtator 2023, 16:53 Nga DOSJA

BRAZIL - Neymar dhe Bruna Biancardi janë në ditët e fundit të pritjes së fëmijës së tyre të parë, por problemet në lidhjen e tyre nuk zhduken. Sulmuesi brazilian, i cili së fundmi u transferua në Arabinë Saudite, duket se e ka tradhëtuar edhe një here partneren e tij shtatzanë.

Dy muaj më parë, futbollisti brazilian i kishte kërkuar një herë falje publike Brunës, pa përmendur gjoja tradhtinë për të cilën ishte akuzuar në atë kohë.

Tani edhe një herë duket se e ka tradhtuar partneren e tij shtatzënë dhe ajo nuk e ka lënë në heshtje. Pak orë pasi videot e futbollistit të Al Hilal dhe një gruaje tjetër në një klub nate në Spanjë filluan të qarkullonin në internet, Bruna postoi një histori në Instagram duke iu referuar ngjarjes.

Neymar, sërish i pabesë ndaj partneres së tij

"E di se çfarë ndodhi dhe jam e zhgënjyer edhe një herë, por jam në fazat e fundit të shtatzënisë dhe fokusi dhe shqetësimi im i vetëm është vajza ime, kjo është gjithçka për të cilën jam duke menduar tani. I vlerësoj mesazhet tuaja të dashurisë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll