Sport

Lajm i hidhur për Perisic, përfundon para kohe sezoni për mesfushorin kroat…

Ivan Perisic ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, ka njoftuar Tottenham, duke e çuar sezonin e mesfushorit kroat në një fund të parakohshëm.

20 Shtator 2023, 16:13 Nga DOSJA
Lajm i hidhur për Perisic, përfundon para kohe sezoni për

ANGLI - Tottenham ka pësuar një goditje të rëndë, teksa mesfushori kroat Ivan Perisic ka pësuar një këputje ACL në gjurin e tij të djathtë. 

Dëmi është bërë gjatë stërvitjes së ekipit dhe në fakt gjatë një ushtrimi, ku nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë nga shokët e tij.

Në të ardhmen e afërt, mesfushori kroat do t'i nënshtrohet një operacioni dhe më pas do të fillojë rikuperimin dhe rehabilitimin e tij. Paraprakisht, duke iu referuar përvojave të më parshme, sezoni konsiderohet si i përfunduar për Ivan Perisic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll