Sport

Gabriel Jesus: "Ne dëgjojmë në dhomën e zhveshjes himnin e Champions League, Arsenali është rikthyer"

Sulmuesi brazilian shpreh gëzimin e të gjithë lojtarëve dhe tifozëve që mungesës gjashtëvjeçare të Arsenalit në kompeticionin më të mirë të klubeve evropiane, i ka ardhur fundi.

20 Shtator 2023, 14:48 Nga DOSJA
Gabriel Jesus: "Ne dëgjojmë në dhomën e zhveshjes

ANGLI - Prezenca në Champions League për dy dekada ishte normë për Arsenalin. Por pasoi një mungesë gjashtëvjeçare. 

Kështu që tani është i natyrshëm gëzimi i rikthimit në elitën evropiane, aq sa himni i kompeticionit luhet në qendrën stërvitore të klubit këtë javë. Sigurisht që ky ishte një tjetër motivim për trajnerin Mikel Arteta, i cili dikur luante... në këtë kompeticion.

“Dje, disa prej shokëve po bënin shaka në palestër, duke luajtur muzikën e (Champions League)”,- tha sulmuesi Gabriel Jesus në prag të përballjes së Arsenalit me PSV të mërkurën. “Jam i sigurt që të gjithë janë të lumtur, jo vetëm lojtarët, klubi, tifozët, ka kaluar shumë kohë pa luajtur në këtë kompeticion, por tani Arsenali është kthyer” .

Duket mbresëlënëse të mendosh se kualifikimi i parë i Arsenalit për Champions League, të riemërtuar në vitin 1998, përkoi me rënien e Manchester Cityt në nivelin e tretë të futbollit anglez. 

Herën e fundit që Arsenali dëgjoi himnin, ata u poshtëruan 5-1 në shtëpi nga Bayern Munich dhe 10-2 në total në mars 2017. Ky ishte sezoni i shtatë radhazi që ‘Topçinjtë’ nuk e kaluan fazën e 16-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll