Sport

Vincenzo Montella gati të ulet në pankinën e Turqisë, pritet zyrtarizimi…

Montella do të fluturojë për në Stamboll me stafin e tij të mërkurën më 20 shtator për të nënshkruar marrëveshjen

20 Shtator 2023, 13:43 Nga DOSJA
Vincenzo Montella gati të ulet në pankinën e Turqisë, pritet

TURQI - Detajet e fundit mungojnë, por Vincenzo Montella duket i destinuar për një rikthim në Turqi. 

Pasi drejtoi Adana Demirspor për dy sezone, ish-sulmuesi i Sampdorias dhe Romës, është gati për një aventurë të re në stolin e kombëtares turke me kapiten Hakan Çalhanoğlu, i përfshirë në kualifikueset evropiane. 

Federata turke ka zgjedhur të fokusohet te trajneri italian pas shkarkimit të gjermanit Stefan Kuntz, në fund të ndeshjes së humbur 4-2 ndaj Japonisë, stili i lojës i të cilit vlerësohet shumë falë vendit të katërt të fituar me Adanan dhe kualifikimit për pasojë në Europa League. 

Montella do të fluturojë për në Stamboll me stafin e tij të mërkurën më 20 shtator për të nënshkruar marrëveshjen dhe kështu të fillojë udhëtimin e tij drejt Kampionatit Evropian 2024.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll