Sport

Barça “e lidh” Balde deri në 2028 me “Camp Nou”, klauzola lirimit një miliardë euro!

Barcelona i ka rinovuar kontratën Alejandro Balde deri në verën e vitit 2028, madje duke vendosur një klauzolë lirimi me vlerë prej një miliardë eurosh.

20 Shtator 2023, 16:27 Nga DOSJA
Barça “e lidh” Balde deri në 2028 me “Camp

SPANJE - Alejandro Balde do të mbetet lojtar i Barcelonës deri në vitin 2028. Mbrojtësi i majtë 19-vjeçar, i cili u fut në ekipin e parë sezonin e kaluar, ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re.

Në fakt, katalanasit i vendosën një klauzolë prej një miliardë eurosh në kontratën e tij. Ai nuk është futbollisti i parë që i vendosin këtë shumë në klauzolën e lirimit, pasi është një taktikë e vazhdueshme e ‘blaugranëve’ për të mbajtur lojtarët e rinj, ose për t'i humbur për shuma marramendëse.

Këtë vit Balde tashmë ka pesë ndeshje në të gjitha garat dhe vitin e kaluar ai pati një sezon të plotë me 44 ndeshje dhe një gol dhe shtatë asistime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll