Sport

Luis Enrique "e harron" Messin: "Mbappe është lojtari më i mirë në botë pa dyshim"...

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique ka lavdëruar Kylian Mbappe, të cilin e konsideron lojtarin më të mirë në botë për momentin dhe favorit për “Topin e Artë”.

20 Shtator 2023, 13:26 Nga DOSJA
Luis Enrique "e harron" Messin: "Mbappe është lojtari

FRANCE - Paris Saint-Germain e filloi sezonin e tyre të ri në Champions League duke mposhtur Borussia Dortmund (2-0) të martën mbrëma. Autorët e golave ishin Kylian Mbappe dhe Ashraf Hakimi.

Kjo e bëri trajnerin Luis Enrique të PSG-së, të vlerësonte me ssuperlativa ekipin e tij dhe yllin francez, kur ai iu përgjigj një pyetjeje në lidhje me shanset e sulmuesit të tij për të fituar “Topin e Artë” këtë vit.
“Për mua sot Kylian është lojtari më i mirë në botë pa dyshim. Ajo që më befasoi më shumë është cilësia e tij si person, është kënaqësi ta kesh në dhomën e zhveshjes, ka gjithmonë një buzëqeshje, është shumë e rëndësishme që Paris Saint-Germain të ketë një lider të këtij kalibri. Ai është një lojtar me një qëndrim pozitiv”.

Gjithsesi, Lionel Messi mund të jetë favorit i nxehtë për fitimin e “Topit të Artë” pas fitores së Kupës së Botës me Argjentinën, paçka se për Enrique francezi është ai që e meriton çmimin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll