Sport

ZYRTARE/ Polonia nuk shkon larg, e gjen ‘brenda shtëpisë’ zëvendësin e Santosit

Mikal Probierz do të ulet në stolin e kombëtares polake, ndërkohë që më parë ka qenë trajneri i skuadrës U-21.

20 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Polonia nuk shkon larg, e gjen ‘brenda shtëpisë’

POLONI - Rivalët e grupit tonë nuk kanë humbur kohë. Pas shkarkimit të portugezit Fernando Santos nga stoli i kombëtares polake, është mësuar edhe emri i trajnerit të ri që do të drejtojë Levandovskin me shokë deri në fund të fazës kualifikuese të “Euro 2024”.

Zyrtarisht, Mikal Probierz do të ulet në stolin e kombëtares polake, me lajmin që është njoftuar vetë nga ana e federatës. Ai më parë ka qenë trajneri i skuadrës U-21, teksa tashmë do të marrë në drejtim kombëtaren.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Kjo është zgjedhja më e mirë e mundshme. I uroj trajnerit të ri fat”, shkruan presidenti i federatës, Çezari Kulesha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll