Bota

Me kamion në Angli, brenda gjenden 39 persona të vdekur, ishin nisur nga Bullgaria (Foto+VD)

23 Tetor 2019, 09:07 Nga DOSJA
Me kamion në Angli, brenda gjenden 39 persona të vdekur, ishin nisur

BRITANI E MADHE- Tridhjetë e nëntë persona, përfshirë edhe një adoleshent, janë gjetur të pajetë prenda një kamioni në një park industrial në Essex të Anglisë. Shoferi 25-vjeçar i kamionit është arrestuar nga Policia vendase pasi akuzohet për vrasjen e tyre.

Automjeti besohet se ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në Holyhead në Uells të Shtunën. Në orën 1:40 të mëngjesit, policia thotë se ka marrë një  telefonatë nga ambulanca për një kamion të mbushur me njerëz, që qëndronte brenda parkut industrial të Waterglade.

Inspektori i Policisë Essex, Andreë Mariner tha për mediat se gjithë departamenti i tij ishte i përfshirë në zbulimin e shkakut të vdekjes masive.

Ky është një incident tragjik ku një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën. Kërkimet tona janë duke vazhduar për të zbuluar atë që ka ndodhur. Ne jemi në proces të identifikimit të viktimave, megjithatë unë parashikoj që ky mund të jetë një proces i gjatë.”

Parku ku ishte vendosur edhe kamioni është lidhja kryesore për të marrë mjetet rrugore nga Anglia për të shkuar më pas drejt Uellsit në Irlandë. Më shumë se dy milion njerëz udhëtojnë nëpër të njëjtin port çdo vit.

Dyshohet se personat e vdekur ishin duke shkuar në Irlandë në mënyrë ilegale, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. Autoritetet britanike kanë nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të ndjerëve. 

Marrë nga Thurrockgazette.co.uk

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britani e madhe kamioni me te vdekur ne angli britani e madhe kamioni me te vdekur ne angli

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2019, 18:13

RUSI- Një marrëveshje për  Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.Pa...