Politike

"74 qendra votimi"/ Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Kosto mbi 25 mln lekë, PD solli 20 propozime për komisionerë

Celibashi bëri me dije se PD ka sjellë në total 20 propozime, nga të cilat 9 janë miratuar dhe 11 të tjerë po merren në shqyrtim.

20 Shtator 2023, 11:07 Nga A.B
"74 qendra votimi"/ Zgjedhjet në Kukës, Celibashi: Kosto mbi
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme në Kukës të cilat do të kushtojnë 25.5 milionë lekë. Kjo shifër u bë publike nga kreu i KQZ–së Ilirian Celibashi në një konferencë për median. Ai bëri të ditur se do të jenë 74 qendra votimi dhe një prej tyre do të jenë në institucionin e paraburgimit.

FJALA E CELIBASHIT:

Janë paraqitur vetëm 2 kandidatë, Emri Vata i 'Bashkë Fitojmë', Albert Halilaj nga Partia Socialiste. 

Janë 74 qendra votimi ku do të votohet

KZAZ do të përbëhen:

Në 37 QV 4 anëtarë i përkasin PS, 2 anëtarë PD dhe 1 PL

Në 37 QV përbërja do të jetë: 3 anëtarë PS, 3 anëtarë PD dhe 1 PL

Jemi në pritje të propozimeve shtesë të PD për komisionet, ka sjellë deri më tani 20 propozime, kemi miratuar 9 presim edhe 11 të tjera. Do ti kushtojnë 25 milionë buxhetit të shtetit, të cilat nuk janë para të kërkuara shtesë, por në një menaxhim të buxhetit që ne kemi bërë, thamë se nuk ishte e nevojshme që të kemi buxhet shtesë. 

Mbajtja e zgjedhjeve në Kukës vjen pas dorëheqjes së Safet Gjicit më 16 qershor. Gjici u largua nga posti i kryebashkiakut pas publikimit në media të një videoje intime të tij me Alma K. në zyrën e Bashkisë. Pas publikimit të pamjeve, Prokuroria e Posaçme nisi hetimet ndaj ish-kryebashkiakut. Ai u arrestua më 24 qershor, i akuzuar për korrupsion./Dosja.al

ilirjan celibashi

Sondazh

Poll