Bota

U gjet i vdekur në Lipjan, 24-vjeçar la disa porosi në telefon. Regjistroi edhe një video-mesazh

23 Tetor 2019, 06:46 Nga DOSJA
U gjet i vdekur në Lipjan, 24-vjeçar la disa porosi në telefon.

KOSOVË- Vdekja e 24-vjeçarit nga Lipjani ështe e mbuluar me mister. Shqipdon Aliu para se të vdiste kishte regjistruar një video në telefonin e tij, por ende nuk dihet përmbajtja e saj. Sipas kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ameti, i ftuar në Pressing në T7, trupi i 24-vjeçarit është gjetur pranë një gurthyesi në fshatin Gadimë.

Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt të kryer”, është shprehur Ahmeti. Më tej ai shprehet se kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi dhe ngushëllon familjen për humbjen e djalit të tyre.

Video-mesazhi i lënë nga Shqipdoni është transmetuar më herët nga mediat në Kosovë, dhe mësohet se gjatë kontrollit që iu bë telefonit, personi që gjeti trupin kishte lexuar disa porosi që i ndjeri kishte lënë para vdekjes.

Po ashtu, mesazhi tjetër që kishte lënë Shqipdoni ishte një porosi për familjen e tij të ngushtë. Trupi i ndjerë i Shqipdonit i është kthyer familjes pasi i është bërë ekzaminimi mjeko-ligjor.

Shqipdon Aliu, ishte shpallur i zhdukur pak ditë më parë dhe ai u gjet pa shenja në fshatin Gadime e Ulët të Komunës së Lipajnit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për këtë rast u shpreh se trupi është gjetur rreth orës 21:30 gjatë natës së sotme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 24-vjeçari i vdekur në kosovë imri ameti shqipdon aliu 24-vjeçari i vdekur në kosovë imri ameti shqipdon aliu

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2019, 18:13

RUSI- Një marrëveshje për  Sirinë e veriut ka rezultuar në një takim të presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij turk, Tayip Erdogan, në Soçi.Pa...