Politike

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB/ Rama ndan foton nga oborri i selisë: Do drejtojmë një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit

Ditën e sotme, Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e liderëve të Këshillit të Sigurimit, si kryeministër i vendit që merr presidencën.

20 Shtator 2023, 08:07 Nga r.ll
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit në OKB/ Rama ndan foton nga
foto ilustruese

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm foto nga oborri i selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit 

POSTIMI I PLOTË: 

MIRËMËNGJES
dhe me këtë foto nga oborri i OKB-së, ku sot Shqipëria do të ulet në krye të tryezës së Këshillit të Sigurimit, për të drejtuar një nga seancat më të rëndësishme të dekadës së fundit, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.

Kryeministri udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të drejtuar punimet e përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme si dhe të Forumeve. Ditën e sotme, Edi Rama do të drejtojë mbledhjen e liderëve të Këshillit të Sigurimit, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Kjo është një nga më të rëndësishmet, me fokus të takimit që pritet të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski. Më 21 shtator në emër të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme pritet të mbajë fjalën edhe presidenti Bajram Begaj. Kjo është hera e dytë, pas qershorit 2022, për Shqipërinë që drejton presidencën e këshillit.

edi rama mbledhja e keshillit te sigurimit ne okb

Sondazh

Poll