19 Shtator 2023, 21:39
Nga I.A
Adriatik Lapaj
TIRANË- Aktivisti Adriatik Lapaj ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezantua zyrtarisht dje. I ftuar në emisionin “Open” në News24, Lapaj u shpreh se ky ishte një vendim i vështirë për të sa i përket lënies anash të karrierës si edhe marrjen e përgjegjësisë karshi shoqërisë.
Ai zbuloi se ka pasur oferta për tu bashkuar me partitë politike nga i gjithë spektri në vend, por ka kundërshtuar me arsyetimin se ka kërkuar ndryshimin. Sipas tij lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk është ende një parti politike, por shtoi se do të vijë dita kur do të përballet në zgjedhje si parti politike me forcat e tjera.
“Ishte një vendim i vështirë pasi ka përgjegjësi karshi shoqërisë, familjes por edhe ndaj vetes. Unë jam një profesionist në karrierë dhe ky angazhim do bëjë të ul performancën time si avokat, gjë që është e vështirë për mua. Nga ana tjetër është përgjegjësia që marr për qytetarët, për të cilët dua të krijoj shpresë. Mes ëndrrës së ngritjes në karrierë dhe asaj që të realizohen ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi, anoj te kjo e dyta. Kam marrë oferta nga parti politike. Vendimet e kësaj republike janë marrë historikisht nëpër Bllok ose në kolltukët e Dhërmiut, aty ku elita e vendit mblidhet e merr vendime për ne. Them që mund të isha pjesë e tyre sepse jeta është zgjedhje. Mund të bëhesha palë, kam marrë gjithmonë oferta nga gjithë spektri politik.
Po të ishte për biznes mund të rrija aty ku isha. Arsyeja janë betejat e mia prej moshës 22-vjeçare për të kërkuar një ndryshim në këtë vend. Nga jashtë mund të debatohet, por duhet angazhim i drejtpërdrejtë për ndryshimin. Kjo nuk është një parti, por mund të bëhet parti politike. Temat që trajton kjo lëvizje duhet të bashkojnë këdo përtej ndasive partiake. Nëse gjithë Tirana e di që iks ministër është i korruptuar, por kryeministri nuk reflekton, ai nuk ndëshkohet dot me sistemin e sotëm, ndaj ne kërkojmë hapjen e listave. Qytetari duhet të ketë mundësi për atë që performon mirë ta ngrejë në renditje dhe ta fusë në parlament. Nuk duhet të ketë blloqe njerëzit që shkojnë pas dikujt për interesa, por shkon me fuqinë që të ka dhënë populli për të kundërshtuar. Një ditë do përballemi si parti politike, por ky është rrugëtim”, tha Lapaj.
adriatik lapaj
Politike
19 Shtator 2023, 21:08
I.A
Igli Hasani
SHBA- Ministri i Jashtëm Igli Hasani thotë se retorika politike mes Kosovës dhe Ukrainës për njohen si shtet ka ndrysh...
Politike
19 Shtator 2023, 20:58
I.A
Igli Hasani
SHBA- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka komentuar marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë. I ftuar në emisionin...
Politike
19 Shtator 2023, 20:29
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka deklaruar se është optimist sa i përket integrimit në Bashkimit Europi...
Politike
19 Shtator 2023, 17:19
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- SHBA dhe Bashkimi Evropian njohin zyrtarisht Gazment Bardhin si kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Kj...
Politike
19 Shtator 2023, 16:36
I.A
KQZ
KUKËS- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka testuar ditën e sotme pajisjet që do të përdoren në zgjedhjet ...
Politike
19 Shtator 2023, 14:53
I.A/F.I
Gazment Bardhi
KUKËS- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka deklaruar se SHBA-ja dhe BE-ja i kanë dërguar një shkresë grupit parlame...
Politike
19 Shtator 2023, 14:45
f.i
Gazment Bardhi
KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi teksa foli për mediat pas mbledhjes në Kukës, u pye...
Politike
19 Shtator 2023, 14:25
r.ll
foto nga mbledhja
KUKËS-Deputetë të opozitës, kanë mbajtur sot në Kukës tryezën e tretë të përbashk&...
Politike
19 Shtator 2023, 14:18
A.B
Gazment Bardhi
KUKËS- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se në mbledhjen e deputetëve kanë kërkuar q&eum...
Politike
19 Shtator 2023, 14:04
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për gazetarët se takimi i sotëm me grupin e Bardhit, is...