Politike

"Buxhetin e bashkisë për arsimin e kaluan te inceneratori"/ Meta: Këshilltarët e PL në Tiranë do të jenë zëri i qytetarëve

Meta thekson se grupi i tij i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës do të jetë një zë i interesit të qytetarëve dhe se do të thyejnë censurën që imponon frika e pushtetit të korruptuar sipas tij.

19 Shtator 2023, 09:37 Nga r.ll
"Buxhetin e bashkisë për arsimin e kaluan te inceneratori"/
ilir meta

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë në vëmendje mesazhin që dha gjatë fjalë së tij dje në mbledhjen e Kryesisë.

Përmes një postimi në “Facebook” Meta thekson se grupi i tij i këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës do të jetë një zë i interesit të qytetarëve dhe se do të thyejnë censurën që imponon frika e pushtetit të korruptuar sipas tij.

POSTIMI I PLOTË:

Kam vlerësimin më të mirë për grupin tonë të këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës , të cilët kanë arritur të bëhen një zë shumë i rëndësishëm në mbrojtje të interesit qytetar dhe në mënyrë krijuese, jam i sigurt që do ta thyejnë akoma më tej censurën që përpiqet të imponojë frika e një pushteti të korruptuar deri në palcë, i cili guxon dhe heq miliona euro të dedikuara dhe të miratuara në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për arsimin, për t’i kaluar tek inceneratori që nuk ekziston dhe që është nën sekuestro.

ilir meta

Sondazh

Poll