Politike

Presidenti Begaj në OKB: Zhvillimi i qëndrueshëm, garancia jonë e fortë për një botë me paqe e stabilitet

Presidenti Begaj u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë.

19 Shtator 2023, 08:18 Nga r.ll
Presidenti Begaj në OKB: Zhvillimi i qëndrueshëm, garancia
bajram begaj

SHBA-Dje dhe sot, në Nju Jork po mbahet Forumi i Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i njohur si Samiti për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, ku pjesëmarrës janë krerët e shteteve anëtarë të OKB. Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është gjithashtu i pranishëm, në këtë takim që i parapriu nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Begaj, mbajti sot, një fjalë në emër të Shqipërisë, në ditën e parë të samitit, gjatë Segmentit të Dialogut të Udhëheqësve me temë “Forcimi i politikave të integruara dhe institucioneve publike për arritjen e OZHQ-ve”. Presidenti Begaj u shpreh se “ Zhvillimi i qëndrueshëm është garancia jonë më e fortë për një botë të karakterizuar nga paqja e Stabiliteti”.
“Dëshiroj të theksoj,- vijoi më tej Presidenti i Republikës-se Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Zbatimi i agjendës së OZHQ-ve nuk është vetëm një prioritet; është një përpjekje kombëtare kolektive ku janë angazhuar të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë shoqërinë civile,” – tha në fjalën e tij Presidenti Begaj.

Presidenti Begaj u ndal në hapat e ndërmarra nga vendi ynë në kontekstin e zbatimit të OZHQ-ve, ku veçoi miratimin nga Kuvendi i Shqipërisë të rezolutës që përvijon angazhimet tona për të promovuar, financuar dhe monitoruar realizimin e OZHQ-ve, si pjesë e rrugëtimit tonë drejt integrimit në BE, krijimin e Fondit të Përshpejtimit të OZHQ-ve, të financuar kryesisht nga qeveria, por edhe nga nga aktorë e partnerë joqeveritarë. Kreu i shtetit tha se duhen intensifikuar përpjekjet për t’i dhënë një shtysë implementimit të Axhendës 2030. “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdojnë të shërbejnë si udhërrëfyesi ynë universal, i pandashëm dhe i integruar, duke udhëhequr vizionin dhe aspiratat tona për vitet në vijim,” tha në mbyllje të fjalës së tij Presidenti Begaj.

Ky samit, i dyti që nga miratimi i Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vlerësohet si një moment kyç për të risjellë në qendër të vëmendjes së shteteve dhe qeverive nevojën për trajtimin me përparësi të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe avancimin e Agjendës 2030, pas ndikimit të pandemisë, agresionit rus kundër Ukrainës dhe një sërë faktorësh të tjerë, që ndikuan në ngadalësimin e këtij procesi.

bajram begaj

Sondazh

Poll