Aktualitet

VIDEO/ Censusi i Popullsisë dhe Banesave, Gjergj Luca: Mua më pëlqejnë të gjitha fetë, po e shkruaj shqiptar

Sipas tij, çdo turist që vjen në Shqipëri lë nga një fe të caktuar. 

18 Shtator 2023, 17:54 Nga I.A
VIDEO/ Censusi i Popullsisë dhe Banesave, Gjergj Luca: Mua më
Gjergj Luca

ELBASAN- Biznesmeni Gjergj Luca ka komentuar Censusinë e Popullsisë dhe të Banesave që ka nisur ditën e sotme. Në një video të publikuar në Facebook, Luca ka deklaruar se përgjigjja e tij, te pyetja për fenë është shqiptar. Sipas tij, çdo turist që vjen në Shqipëri lë nga një fe të caktuar. 

"Unë kam nënë myslimane, baba katolik, gruja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes që është t’u u bë një e madhe, unë iki falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami. Ca të shkruaj unë këtu? Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar, dhe u bëj thirrje miq që me të gjithë këtë corapllik feshë që kemi ne, që të gjithë këtu te feja të shkrujmë të gjithë shqiptarë, se ne jemi për popullin përpara dhe për atdhe, pastaj për fe. Kështu dua ta shkruaj unë këtë faqen, kalojmë te faqja tjetër,” thotë Luca.

Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë do jenë në terren, ndërsa të dhënat do të mblidhen në 6 javë. Për ata qytetarë që nuk do t’u përgjigjen pyetjeve apo të japin përgjigje të rreme ka penalitete që nis nga 50 mijë lekë gjobë. Të dhënat e para publikohen në qershor 2024. I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët përmban 100 pyetje.

gjergj luca censusi shqipëria 2023

Sondazh

Poll