Aktualitet

"A po i bëni presion drejtësisë shqiptare?"/ Avokatët grekë: Jemi të pavarur, Shqipëria të respektojë të drejtat e Belerit

Avokati tha se është përgjegjësi e autoriteteve që ta lejojnë atë që të betohet.

18 Shtator 2023, 13:57 Nga A.B
"A po i bëni presion drejtësisë shqiptare?"/
Avokati

TIRANË- Asambleja e Avokatëve grekë u shprehën se nuk kanë ardhur në vendin tonë për të ushtruar presion ndaj drejtësisë. Gjatë konferencës për shtyp, ata u shprehën se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e Fredi Belerit. Po ashtu ai tha se është përgjegjësi e autoriteteve që ta lejojnë atë që të betohet.

Pyetja- Cfarë qëndrimi keni në lidhje me retorikën e Ramës?

Avokati: Ne nuk gjykojmë për vendime politike. Iu referove në lidhje me këtë cëshjte. Vendimet e qeverisë greke sesi do e menaxhojë këtë situatë janë të sajat, nuk kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut. Ne jemi asambleja e avokatëve grekë, nuk jemi qeveria, nuk bëjmë politikë. 

Ne kemi thënë se cështja e Belerit nuk është në kompetencat e gjykatës, por janë kompetenca që e kanë organet të shtetit. Eshtë përgjegjësi e autoriteteve që ta lejojnë atë që të betohet. 

Pyetja- A po i bëni presion drejtësië?

Avokati: Dhoma e avokatisë është e pavarur. Nuk jemi për presion, por që të respektohet konventa e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Avokati tjetër: Shoqatat ushtrojnë një kritikë të arsyetuar, duhet ta bëjnë këtë gjë. Por, pa ndërhyrë, por ato kanë të drejtën të ndërhyjnë në arsyetimin e dhënies së të drejtës. Ne bëjmë një pozicionim të drejtë. 

fredi beleri

Sondazh

Poll