Aktualitet

Mbledhja e Kryesinë nga Partia e Lirisë, Meta: Vendi është në dorën e një qeverie të inkriminuar, aferat nuk janë prekur ende

Po ashtu ai ka theksuar se përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

18 Shtator 2023, 17:30 Nga I.A
Mbledhja e Kryesinë nga Partia e Lirisë, Meta: Vendi është
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria është në dorë të një qeverie të inkriminuar. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PL-së, Meta ka theksuar se të drejtësia nuk ka prekur asnjë nga aferat në vend. Po ashtu ai ka theksuar se përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues në vend.

"Ka shumë afera që ende nuk janë prekur aspak. Vendi është në dorën e një qeverisjeje të inkriminuar, ndaj përgjegjësia bie te opozita për rikthimin e rendit kushtetues. Afera e inceneratorëve është e njohur botërisht në sajë të kontributit koherent dhe të vazhdueshëm të Partisë së Lirisë. PL si një forcë e vendosur opozitare do ketë një raport besnik me çdo faktor tjetër opozitar të sinqertë dhe që vendos interesin publik dhe kombëtar mbi atë parcial.

Ky është një faktor për të shpëtuar vendin nga rrënimi dhe shpopullimi tragjik që ndihet në çdo familje. Kemi sakrifikuar për të mbrojtur opozitarizmin nga fake-opozita si zgjatim dhe bisht i Edi Ramës, e cila ka minuar sistemin e balancës mes pushteteve. Ky raport i PL me opozitarizmin e vërtetë do jetë konsistent dhe do t’i prijë parimeve të sinqerta opozitare për të shpëtuar vendin nga duart e mafias. Aferat mafioze nuk kanë mbarim dhe korrupsioni ka arritur deri te zyra e fundit”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll