Aktualitet

Rikthehen lojërat e fatit, ligji miratohet me votat e maxhorancës, opozita votoi kundër

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë.

18 Shtator 2023, 14:38 Nga f.i
Rikthehen lojërat e fatit, ligji miratohet me votat e maxhorancës,
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin online të lojërave të fatit, me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita votoi kundër.

Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë. Ndërkohë deputetja Dhurata Çupi ngriti disa shqetësime që shoqërojnë këtë rikthim të basteve sportive.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë.

ligji per lojrat e fatit

Sondazh

Poll