Aktualitet

EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe, arrestohet 55-vjeçari

30-vjeçari Mati Pemaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe gruaja e Markut për mos kallëzim krimi.    

18 Shtator 2023, 16:05 Nga I.A
EMRAT/ Plagosje me armë zjarri në Malësi të Madhe,
Policia

MALËSI E MADHE- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Malësi të Madhe. Mësohet se 55-vjeçari Gjergj Marku ka plagosur me pistoletë në dorë një 30-vjeçar, pas një konflikti me motive të dobëta. 30-vjeçari Mati Pemaj është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe gruaja e Markut për mos kallëzim krimi.    

Njoftimi i Policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 55-vjeçari. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se në vendin e quajtur “Qafa e Bardelecit”, në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, ishte plagosur me armë zjarri një shtetas, kanë shkuar menjëherë në këtë adresë. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. kishte plagosur me armë zjarri pistoletë, në dorë, shtetasin M. P., 30 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, shtetasi Gj. M. ka dëmtuar automjetin e shtetasit D. Q. dhe e ka kanosur atë, pasi i ka ofruar ndihmë shtetasit të plagosur. 

Falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash ndjekjeje, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe vënë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin Gj. M., 55 vjeç. Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e shtetasit Gj. M., shtetasen E. M., pasi ka qenë prezente gjatë konfliktit dhe ka kanosur shtetasin D. Q. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

gjergj marku mati pemaj

Sondazh

Poll