Aktualitet

VLORË/ Arrestohet një 60-vjeçar, drejtonte makinën i dehur, shpallet në kërkim 41-vjeçari që dhunoi dy të mitur

Gjithashtu një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me shkop dy fëmijë të mitur, 15 vjeç.

18 Shtator 2023, 17:06 Nga r.ll
VLORË/ Arrestohet një 60-vjeçar, drejtonte makinën i
foto ilustruese

VLORË- Një 60-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu një 41-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka goditur me shkop dy fëmijë të mitur, 15 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, dyshohet për motive të dobëta. 

Policia po punon për kapjen e 41-vjeçarit të shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (shkop), dy shtetas 15 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan shtetasin D. M., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

vlore

Sondazh

Poll