Aktualitet

OSHEE: Ndërpritet energjia në Shkodër në datat 19 dhe 20 shtator

18 Shtator 2023, 16:09 Nga r.ll
OSHEE: Ndërpritet energjia në Shkodër në datat 19 dhe 20
foto ilustruese

SHKODËR- OSHEE ka njoftuar se me 19-20 shtator në Shkodër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Sipas njoftimit të OSHEE ndërprerja do të bëhet për shkak se për mirëmbajtjen e rrjetit do të kryhen punime në nënstacionin Shkodra 1 dhe nënstacionin Shkodra 2. 

NJOFTIMI I OSHEE:

Njoftim për abonentët #Shkodër
Stakim, 19-20 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 19-20 shtator do të kryhen punime në NST Shkodra 1 dhe NST Shkodra 2. Pa energji do të mbeten këto zona në Shkodër:

19 shtator/12:00-16:00
Pjesërisht: qyteti Shkodër, Bardhaj, Bleran, Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir, Rus, Grudë, Guci, Hot i Ri

20 shtator/09:00-12:00
Pjesërisht: Lagjet: “Ajasëm”, “Draçin”, “Tepe”, “Mark Lula”,
Iliria, Bahçallëk, Shirokë, Zogaj, Livadhë

12:00-15:00
Pjesërisht: Ish-komunat Oblikë, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe plazhi Velipojë, Boks i Ri, Gaduç, Mali Kolaj, Reç i Ri, Reç i Vjetër, Gomsiqe, Ças, Luarzë, Mbi Sukë, Zues, Murriqan

oshee shkoder

Sondazh

Poll