Aktualitet

'Rama flet për pavarësinë e Gjyqësorit, unë nuk e shoh'/ Avokati grek gjen 'zgjidhje' për Belerin: Të transportohet drejt Himarës për betimin

Avokati tha se nëse Beleri ka faj apo jo, duhet të vendoset nga Gjykata, por shtoi se pavarësisht deklaratave të Ramës se gjyqësori është i pavarur, nuk po shikon të vihet në zbatim. 

18 Shtator 2023, 13:39 Nga A.B
'Rama flet për pavarësinë e Gjyqësorit, unë nuk e
Avokati

TIRANË- Asambleja e Dhomë së Avokatëve grekë, kërkojnë që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të transportohet nga burgu për në Himarë, në mënyrë që të kryejë betimin. Gjatë konferencës për mediat, avokati tha se nëse Beleri ka faj apo jo, duhet të vendoset nga Gjykata, por shtoi se pavarësisht deklaratave të Ramës se gjyqësori është i pavarur, nuk po shikon të vihet në zbatim. 

Pjesë nga deklarata e tij:

Në këtë rast kur kemi një paraburgim, ai shmanget nga detyrimi për të ushtruar detyrën e tij dhe të shprehë shqetësimet e atyre që e kanë votuar. Masa e paraburgimit është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Kjo është një gjendje që e ndalon që të përfaqësoje votuesit e tij. Bie ndesh me efektivitetin e procedurës zgjedhore. Duke minuar kështu vullnetin e popullit. Unë nuk futem tek pjesa nëse ka faj apo jo. Këtë e zgjidhin gjykatat e Shqipërisë. 

Dënimi prej 4 muajsh, për ne është një masë jo proporcionale. Kam dëgjuar kryeministrin Edi Rama të flasë për pavarësinë e Gjyqësorit, por nuk po e shikoj që të ketë një raport pavarësie në këtë gjë. Në gjykimin e datës 26 qershor 2023, SPAK, nuk e ka juridiksionin për miratimin e lejes së kërkuar nga personi në hetim. 

I referohem drejtorit të ekzekutimit të autoriteteve penale dhe të drejtorisë së burgjeve. 

Kështu mundet administrata të lehtësojë transportin e Belerit në Himarë në mënyrë që ai të bëjë betimin në detyrë, se po ushtron detyrën një person që nuk e ushtron dot profesionin. Nuk është zgjedhur. 

fredi beleri

Sondazh

Poll