Aktualitet

Beleri në burg! Avokatët grekë: Masë arbitrare! Po shkelen të drejtat e njeriut, ai nuk ka rrezik për t'u arratisur

Patrick Henry, president i Avokatëve Pa Kufi, u shpreh se masa që është marrë për Belerin është arbitrare, e se është shkelur konventa e të drejtave të njeriut.

18 Shtator 2023, 13:21 Nga A.B
Beleri në burg! Avokatët grekë: Masë arbitrare! Po shkelen
Patrick Henry

TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm ditën e sotme ka lënë në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Ndërkohë, sot dolën në një konferencë për mediat edhe Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë, në lidhje me çështjen 'Beleri'.

Patrick Henry, president i Avokatëve Pa Kufi, u shpreh se masa që është marrë për Belerin është arbitrare, e se është shkelur konventa e të drejtave të njeriut. Po ashtu, ai shtoi se nuk ka asnjë rrezik që Beleri të arratiset nga vendi.

"Është shkelur konventa e të drejtave të njeriut. Masa është arbitrare. Masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit. Vura re 4 elementë, ai nuk ka rrezik që të arratiset, por edhe nëse ekziston mund të parandalohet. I dyti nuk ka rrezik për falsifikimin e provave, pasi hetimi ka përfunduar. Ka vetëm 1 dëshmitar të infiltruar që flet kundër tij, ndërsa dëshmitarët e tjerë kanë folur folur në favor të tij. Nuk ekziston rreziku që ai të kryejë një vepër të re penale. Proporcionaliteti i kësaj çështje është elementi i 4-të, sepse duhet mbajtur ekuilibri mes sigurisë punlike dhe perfaqesimit te një pjese të popullsisë. Vura re se Prokurori nuk iu përgjigj këtyre argumenteve, përvec se vuri re se ai ishte gjykuar në muajin gusht nga Gjykata e shkallës së parë, ajo e apelit dhe ajo e lartë. Ka kaluar një muaj nga muaji gusht dhe teksa po flasim për proporcionalitetin, ky muaj vlen shumë, aq më tepër që ka patur çështje të ngjashme në lidhje me zgjedhjet e 14 majit dhe asnjë nuk është arrestuar. Jam i habitur nga një vendim kaq pak i motivuar që mjaftohet duke iu referuar vendimit të mëparshëm pa iu përgjigjur argumentave të mbrojtjes, dhe kjo  më duket shumë e diskutueshme nga pikëpamja e neneve 5 dhe 10 të Konventes të të Drejtave Europiane të Njeriut dhe nenit 3 të shtesës të kësaj konvente" ka thënë Patrick Henry, president i Avokatëve Pa Kufi. 

Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë. Fredi Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. 

fredi beleri

Sondazh

Poll