Aktualitet

"E drejta iu privua"/ Avokati grek: Po bëhet padrejtësi, duhet të betohet

Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.

18 Shtator 2023, 13:48 Nga A.B
"E drejta iu privua"/ Avokati grek: Po bëhet padrejtësi,
Avokatet

TIRANË- Asambleja e kryetarëve të Dhomës së Avokatëve të Greqisë ka organizuar sot një konferencë të posaçme për çështjen “Beleri”. Avokatët grekë deklaruan se po shkelet konventa e të drejtave të njeriut dhe se masa është arbitrare. Sipas tyre, masa synon të pengojë ushtrimin e mandatit.

"Unë nuk dua t'ju lodh me atë që u tha deri më tani. Do doja t'ju referoja me qasjen e procedurës së sotme, në lidhje me të drejtat e njeriut, sepse në grekët dhe avokatët grekë më tepër, kemi ndjeshmëri të vecantë përsa i përket popullit fqinj shqiptarë. Kemi shumë respekt për këtë popull. Duke qenë se jetojmë në mënyrë të përditshme dhe shkëmbejmë eksperienca në një jetë të përbashkët, në një jetë që ne duam të ketë një të ardhme esenciale për të dyja popujt.

Kemi dëgjuar sot për rastin e kryebashkiakut i cili iu është drejtuar me shumë respekt gjyqtarit të vendit të tij, për drejtësi, e cila iu privua. Ai ka analizuar, ka shqyrtuar, se përfaqëson qytetin e tij të vogël dhe se pengohet që të zbatojë urdhërin që i kanë dhënë votuesit e tij. Pengohet pa asnjë arsye nga një vendim i padrejtë i cili nuk bind as gjyqtarin. Ka analizuar 4 arsyet se përse duhet të vijnë kushtet e mbajtjes, të arrestit dhe sesa nuk rrezikon as rendi publik dhe as Shqipëria në këtë rast dhe sesa garanci jep e drejta e tij. 

Krijohet një padrejtësi, hiperbolizim, në një vend që i përket europës, që do ndihmohet nga Europa. I ka sytë e drejtuar nga Europa, duke aspiruar anëtarësimin në BE"

avokatet greke

Sondazh

Poll