Sport

VIDEO/ Kubo ‘turpëron’ një yll madrilen në “Bernabeu”, befasohen “los blancos”...

Lojtari japonez i huazuar te Real Sociedad kreu disa veprime teknike, që befasoi stadiumin ne Madrid

18 Shtator 2023, 12:42 Nga DOSJA
VIDEO/ Kubo ‘turpëron’ një yll madrilen në

SPANJE - Kubo ishte më i miri për Real Sociedad në ndeshjen që luajtën në “Santiago Bernabéu”.  Japonezi ishte makthi i Fran Garcias, të cilin ai e kalonte gjithmonë. 

Nga këpucët e tij lindën veprimet më të rrezikshme të ekipit të San Sebastianit. Një nga ato shfaqje ka revolucionarizuar rrjetet sociale, edhe për shkak se kush ishte protagonisti i Real Madridit në atë aksion.

Ishte pjesa e dytë kur Kubo nuk ngurroi të bënte një kalim ndaj Kroos, i cili, meqë ra fjala, nuk e mori aspak mirë. Gjermani bëri faull ndaj japonezit për ta penguar atë në këtë mënyrë që të vazhdonte me topin, dhe mbi të gjitha, të 'hakmerrej' për turpërimin që kishte pësuar.

Real Madrid ka 50% të të drejtave të Kubos dhe mund ta rikuperojë atë nga Real Sociedad për rreth 30 milionë euro. Drejtuesit e bardhë janë shumë të vëmendshëm ndaj asaj që po bën japonezi, i cili në “Bernabéu” u tregoi tifozëve të Real Madridit se ai mund të kishte një vend në Real Madrid.

Për momentin, skuadra e bardhë po ndjek evolucionin e Kubos. Real Madridi mund ta marrë atë sezonin e ardhshëm, edhe pse japonezi ka thënë gjithmonë se ai është shumë i lumtur në Real Sociedad. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll