Sport

Prezantohet topi zyrtar i Europianit “Gjermani 2024”!

Tashmë një vit thuajse përpara këtij aktiviteti është publikuar edhe topi zyrtarë me të cilin do të luhet në Europian.

18 Shtator 2023, 08:26 Nga DOSJA
Prezantohet topi zyrtar i Europianit “Gjermani 2024”!

GJERMANI - Me këtë top do të luhet në aktivitetin më të madh të kontinentit verën e ardhshme! Bëhet fjalë për finalet e Kampionatit Evropian që do të luhet në Gjermani. Më 14 qershor të vitit të ardhshëm, Gjermania do të hapë turneun në Allianz Arena të Mynihut në orën 21:00.

Tashmë një vit thuajse përpara këtij aktiviteti është publikuar edhe topi zyrtarë me të cilin do të luhet në Europian.

Çfarë shihni në të: Një top i shënuar nga modele trekëndore në të zezë, të verdhë, të kuqe dhe jeshile. Ky kombinim ngjyrash është gjithashtu i dukshëm në logon zyrtare të EM.

Logoja e turneut rrjedh nga flamujt e 55 shoqatave anëtare të UEFA-s dhe ngjyrat e tyre, të kompozuara në kombinime të ndryshme dhe që pasqyrojnë formën e çatisë së "Stadiumit Olimpik". Kupa e famshme Henri Delaunay është në qendër të logos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll