Sport

“Bossi” i Brighton-it “e lau” me superlativa trajnerin De Zerby

"Ne jemi vërtet me fat që ai është me ne,"- tha Tony Bloom për italianin.

18 Shtator 2023, 09:00 Nga DOSJA
“Bossi” i Brighton-it “e lau” me superlativa trajnerin

ANGLI - Presidenti i Brighton, Tony Bloom, ka pranuar se nuk e priste që trajneri i ‘Pulëbardhave’, Roberto de Zerbi, të kishte një ndikim të tillë në Premier Ligën angleze.

Përveç drejtimit të skuadrës për një vend në turnetë evropiane sezonin e kaluar, trajneri italian bëri përshtypje edhe me futbollin tërheqës që mundi t'u impononte lojtarëve të Brighton.

“Ardhja e Robertos ishte fantastike sepse ai është një trajner elitar. Ai e ka treguar këtë në Shakhtar Donetsk dhe te Sassuolo, por nuk e kuptova se çfarë ndikimi do të kishte në Premier League”, tha Blum.

“Ai ka shumë ndikim në mesin e lojtarëve, ai di të luajë futboll cilësor, di të zhvillojë lojtarë të rinj dhe ne jemi vërtet me fat që ai është me ne. Shpresoj të zgjasë gjatë”,- tha presidenti i “Pulëbardhave”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll