Sport

Vëllai i João Félix paralajmëron: "Ai sapo ka filluar, ata nuk janë as gati"

Ndërkombëtari portugez ishte një nga më të mirët në fushë në fitoren e Barcelonës ndaj Betisit

18 Shtator 2023, 10:00 Nga DOSJA
Vëllai i João Félix paralajmëron: "Ai sapo ka

SPANJE - Hugo Félix ka reaguar ndaj një mesazhi që João Félix la në rrjetet sociale, pas paraqitjes së shkëlqyer që pati në debutimin e tij për Barcelonën, kundër Betisit.

“Ai sapo ka filluar, ata nuk janë as gati”,- ka shkruar Hugo, lojtar i Benficas, si një paralajmërim për vëllain e tij.

João Félix shënoi një gol dhe ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në fitoren 5-0 ndaj ekipit andaluzian. "Jam shumë i lumtur me debutimin në shtëpi. Le të shkojmë për më shumë. Rroftë Barça",- ka shkruar ndërkombëtari portugez.

Ka reaguar edhe Grimaldo. “Jogão”, ka shkruar spanjoli, ish-shoku i skuadrës së Félix në Benfica. As tifozi i Sporting, nuk ndaloi së shpikuri. “Tani nuk ndalet”,- ka shkruar Pedro Gonçalves në komente.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll