Sport

Një nga tre vajzat që akuzuan Antonin për sulm të dhunshëm, tërheq ankesën e saj...

Pas tërheqjes së denoncimit të së resë, policia vijon hetimet për dy akuza të tjera për sulm të futbollistit të Manchester United.

18 Shtator 2023, 12:07 Nga DOSJA

BRAZIL - Një nga tre femrat që akuzuan Antonin për sjellje të dhunshme ka tërhequr ankesën ndaj lojtarit brazilian të Manchester United.

Antony Matheus dos Santos, i cili i ka mohuar akuzat, nuk është arrestuar apo akuzuar zyrtarisht nga policia: “Dua të ritheksoj pafajësinë time në lidhje me shkaqet për të cilat ato më akuzojnë dhe do të bashkëpunoj me Policinë për t'i ndihmuar ata të arrijnë te e vërteta”.

Sulmuesi 23-vjeçar, pjesë edhe e kombëtares së Brazilit, u denoncua nga ish e dashura e tij, Gabriela Cavallin, e cila e akuzoi se e kishte sulmuar në katër raste.

Ingrid Lana, një punonjëse bankare 33-vjeçare, raportoi në një intervistë në “Record TV” se Antony ishte agresiv ndaj saj në tetor 2022 dhe deklaroi se futbollisti mund ta kishte vrarë me veprimet e tij.

Një nga tre vajzat që akuzuan Antonin për sulm të

Një tjetër ankesë kundër Antony-t u tërhoq me kërkesë të viktimës së pretenduar, e cila raportoi një incident me futbollistin brazilian në maj 2022.

Rayssa de Freitas, një studente juridike, raportoi se kishte pasur nevojë për kujdes spitalor, pasi u sulmua nga Antony dhe Mallu Ohana, në automjetin e futbollistit të Sao Paulos. Policia e Sao Paulos ka rrëzuar denoncimin, pasi e reja tërhoqi deklaratën e saj.

Manchester United ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin për ta mbajtur larg deri sa të sqarohet situata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll