Sport

Mesfushori Fede Valverde e lë në ajër të ardhmen e tij te Real Madridi...

“Kur të shoh se nuk mund të luaj këtu, do të kërkoj një zgjidhje, ose Madridi do ta gjejë një për mua”, tha uruguajani.

18 Shtator 2023, 12:20 Nga DOSJA
Mesfushori Fede Valverde e lë në ajër të ardhmen e tij te

SPANJE - Fede Valverde, me golin e shënuar i hapi rrugën rikthimit të Real Madridit kundër Real Sociedad (2-1). Uruguajani ishte një nga lojtarët, që në merkaton e fundit ishte më i lidhur me një largim të mundshëm nga Real Madrid për në Premier League.

Kështu foli Valverde pas ndeshjes kundër Real Sociedad dhe e vërteta është se ai e la në ajër të ardhmen te Real Madridi. “Oferta në Premier League? Kam mundësinë të luaj për Realin. Ditën që nuk do të ndihem kështu, ndoshta do të kërkoj një zgjidhje tjetër, ose vetë Reali do ta gjejë një për mua”,- tha Valverde.

Uruguajani dhe familja e tij janë të lumtur në Madrid dhe te Reali. Largimi nuk është në mendjen e tij dhe as klubi bardhezi nuk e mendon, pavarësisht interesimit të fortë që ka pasur dhe ka nga ana e ekipeve angleze për Fede Valverden.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll