Sport

Tronditëse! Shikojeni, kështu duket operatori i goditur me top nga Cristiano Ronaldo…

Cristiano Ronaldo shënoi një tjetër gol në ligën saudite të shtunën. Megjithatë, ajo që bëri bujë më të madhe ishte gjuajtja e lirë spektakolare e humbur. Në vend që të godiste portën, portugezi goditi një operator të TV. Ai ka treguar foto tronditëse në rrjetet sociale.

18 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
Tronditëse! Shikojeni, kështu duket operatori i goditur me top nga

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka sunduar dhe në fushat e Arabisë Saudite që kur u transferua te Al-Nassr. 

Këtë sezon ai tashmë ka shënuar shtatë gola në pesë ndeshje. Së fundmi, ai shënoi në fitoren 3-1 ndaj Al-Raed. Jo vetëm lojtarët rivalë, por të gjithë në stadium, duhet të kenë kujdes nga portugezi...

Për këtë është i bindur edhe një nga kameranët që punoi për transmetimin e asaj ndeshjeje. Në një moment, Cristiano Ronaldo realizoi një goditje dënimi. Ndonëse topi u vendos pak jashtë zonës së penalltisë dhe sulmuesi brilant, shquhet për efektivitetin e jashtëzakonshëm nga goditjet standarte, këtë herë ai gaboi qartë. 

Në vend që të futej në portë, topi kaloi pranë shtyllës dhe goditi kameramanin fatkeq. Regjistrimi qarkulloi shpejt në rrjetet sociale.

Kameramani nuk e priste fare këtë. Ai u godit në kokë, u lëkund dhe për pak u rrëzua. Për disa mund të jetë dukur mjaft qesharake, por ajo goditje ka pasur pasoja të pakëndshme.  Një foto e operatorit të kameras gjeti rrugën e saj në internet dhe shkaktoi menjëherë një sensacion. Ai kishte një gungë të pakëndshme të madhe në ballë.

Sigurisht, është e vështirë të supozohet se gjuajtja e Ronaldos ishte aq shpërthyese sa la gjurmë të dukshme në foto. Nëse i hedhim një vështrim më të afërt regjistrimit, mund të shohim se kameramani goditi me kokë pajisjen me të cilën punonte, pasi u godit nga topi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll