Sport

VIDEO/ "Ka qarë 3-4 orë, nuk e ndalonim dot!" Ancelottit tregon reagimin e Vinicius, që nuk u nominua për çmimin "The Best"

FIFA ka publikuar listën e të nominuarve për trofeun “The Best”, i cili do të ndahet më 27 shkurt 2023.

17 Shtator 2023, 14:30 Nga DOSJA
VIDEO/ "Ka qarë 3-4 orë, nuk e ndalonim dot!" Ancelottit

SPANJE - Në një gala që organizon FIFA shpërblehen lojtarët dhe trajnerët më të mirë në futbollin e meshkujve dhe femrave. Në listën e ngushtë për çmimin “The Best”, që i jepet

lojtarit më të mirë nga FIFA-s për meshkuj, 6 nga 12 futbollistët janë lojtarë nga fituesit e Champions League, Manchester City, por më i komentuari ishte mungesa e Vinicius Junior nga lista. 

Futbollisti brazilian ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit sezonin e kaluar, kur Madridi fitoi vetëm Kupën e Spanjës, por ai nuk hyri në listën e ngushtë, pavarësisht se shënoi 23 gola dhe dha 19 asistime. 

Carlo Ancelotti, teksa mbajti konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad, u pyet për faktin që nuk ishte nominua Vinicius Junior. Tekniku italian tregoi një episod që u bë menjëherë viral. 

“Ai po qante në dhomën e zhveshjes. Më tha: 'Nuk më futën në listë!' Ai qau për 3-4 orë, nuk mund ta ndalonim”,- deklaroi Carlo Ancelotti. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll