Sport

Tifozët pritën një muaj e gjysmë për fanelën e Højlund, për shkak të germës... "ø"

Dyqani i klubit të Mnachester Unitet nuk e kishte këtë germë të disponueshëm për printim

17 Shtator 2023, 11:30 Nga DOSJA
Tifozët pritën një muaj e gjysmë për fanelën e

ANGLI - Rasmus Højlund është lojtar i Manchester United që nga 5 gushti, por vetëm në fund të kësaj jave tifozët e “Djajve të Kuq” mundën të fillonin të blinin fanela me emrin e sulmuesit danez në shpinë. 

Arsyeja? Klubi nuk kishte germën "ø" të disponueshëm për printim dhe, për rrjedhojë, nuk kishte asnjë mënyrë për të shkruar saktë emrin e lojtarit për të vazhduar me shitjet.

Situata krijoi një konfuzion dhe madje befasi te tifozët e klubit në “Old Trafford”, të cilët nuk e prisnin një situatë të tillë, veçanërisht në një klub nga më të mirë në botë, i cili duhet të jetë i përgatitur për të gjitha skenarët. 

Por nuk ishte dhe e gjitha ishte për shkak të një germe... ø! Ndoshta lidhet edhe me paraqitjen e sulmuesit në fushë (që kushtoi 75 milionë euro), ai ka luajtur tashmë dy ndeshje, por ende nuk ka shënuar dhe Man.United humbi në të dyja ndeshjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll