Sport

Trajneri Xavi i dorëzohet ‘Joao”-ve: “Félix dhe Cancelo bënë ndryshimin”...

Sulmuesi dhe mbrojtësi i krahut ishin yjet e natës në fitoren e madhe të Barcelonës ndaj Betis

17 Shtator 2023, 12:00 Nga DOSJA
Trajneri Xavi i dorëzohet ‘Joao”-ve: “Félix dhe

SPANJE - João Félix dhe João Cancelo iu përgjigjën në mënyrën më të mirë pozicionit titullar të dhënë nga Xavi, duke shënuar nga një gol në fitoren 5-0 të Barcelonës ndaj Betisit. Në fund të ndeshjes, trajneri i katalanasve vlerësoi lojën e dy futbollistëve portugezë.

“Felix e interpretoi lojën shumë mirë, ai dhe Cancelo ofruan variacione që e bënë skuadrën të përmirësohej. Ata bënë një ndryshim. Kur je në stërvitje e kupton se sa të mirë janë dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo dinamikë pozitive. Për të dy ishte një ëndërr të luanin për Barçën dhe bënë shumë mirë”,- tha Xavi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës. 

“Ne kishim vetëm dy ose tre ditë për të përgatitur ekipin, por bëmë një punë të shkëlqyer taktikisht. Ne ndryshuam strukturën, me Félix-in mes rreshtave, brenda... Ne dominuam një Betis të madh, ishte një nga ndeshjet më të mira që kur kam qenë këtu.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll