Sport

Legjenda angleze: “Ai do të marrë dy ose tre “Topa të Artë”, është fenomenal!"...

I transferuar në Real Madrid këtë verë, mesfushori Jude Bellingham menjëherë fitoi simpatinë në “Santiago Bernabeu” dhe u bë një lojtar i domosdoshëm për "Los Blancos".

17 Shtator 2023, 14:00 Nga DOSJA

Legjenda angleze: “Ai do të marrë dy ose tre “Topa të

ANGLI - Ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Anglisë, Rio Ferdinand, është mahnitur nga cilësitë e mesfushorit 20-vjeçar dhe beson se ai ka potencialin për të fituar dy ose tre “Topa të Artë” deri në fund të karrierës së tij!

Ferdinand është i bindur, se as Steven Gerrard, Frank Lampard, apo Paul Scholes, tre ish mesfushorë ikona të futbollit britanikë, nuk kishin një nivel kaq të lartë në moshën e Bellinghamit.

“Bellingham, nëse do të mundë të vazhdojë kështu, do të fitojë “Topin e Artë”. Do të habitesha nëse ky “fëmijë” nuk e mbyll karrierën e tij me të paktën një, dy, ose tre “Topa të Artë”.

Të shkosh te Real Madrid dhe të jesh lojtari më i mirë, pas vetëm katër ose pesë ndeshjeve është fenomenale, nuk ka ndodhur më parë. Ai do të krahasohet me lojtarë, si Gerrard, Lampard apo Scholes, dhe unë po ju them se asnjëri prej tyre nuk po bënte asgjë që Bellingham po bën në moshën e tij”,- tha Rio Ferdinand për BBC Radio.

Jude Bellingham ka shënuar katër gola për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar pesë herë dhe duke dhënë një asist!

Legjenda angleze: “Ai do të marrë dy ose tre “Topa të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll