Sport

Gafa e Barcelonës bëhet virale: ngatërron golashënuesit e Betis... shkruan emrat e Cristiano Ronaldos dhe Ansu Fatit!

Barcelona u bë virale për gabimin në postimin e rezultatit final ndaj Betisit, sipas katalanasve golat për andaluzianët u shënuan nga Ronaldo dhe Fati.

17 Shtator 2023, 09:51 Nga DOSJA
Gafa e Barcelonës bëhet virale: ngatërron golashënuesit e

SPANJE - Barcelona e ktheu ndeshjen ndaj Real Betis në një shëtitje në mbrëmje, me katalanasit që bënë festë dhe fituan 5-0. Në të njëjtën kohë, sigurisht që ekipi i rrjeteve sociale të klubit “Blaugrana” nuk ka pasur një mbrëmje kaq të... këndshme.

Dhe kjo, pasi në postimin zyrtar të rezultatit përfundimtar, ata bënë një gafë të pabesueshme, pasi kishin shkruar si golashënues të Betisit, Cristiano Ronaldon dhe Ansu Fatin!

Një gabim i çuditshëm, që megjithatë u korrigjua menjëherë nga Barcelona, ​​e cila hoqi postimin përkatës, por jo aq shpejt sa gabimi për të mos bëhej viral në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll