Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo shkakton panik në stadium, goditi me top një kameraman në kokë! Pamjet u bënë shpejt virale…

Ylli portugez i Al Nassr ka goditur në kokë një kameraman

17 Shtator 2023, 13:30 Nga DOSJA
VIDEO/ Cristiano Ronaldo shkakton panik në stadium, goditi me top një

ARABIA SAUDITE - Gjatë ndeshjes mes Al-Raed dhe Al-Nassr të shtunën, më 16 shtator, Cristiano Ronaldo shkaktoi panik në tribunat e Arabisë Saudite, pasi goditi me top një kameraman në kokë. Gjithçka ndodhi në fund të një gjuajtje të lire, që ylli i Al-Nassr-it e ekzekutoi nga buzë të zonës së rreptësisë.

Në një moment, ylli portugez mori përsipër të ekzekutonte një goditje dënimi nga buzë e zonës së rreptësisë. Ronaldo e dërgoi topin mbi mur, topi kaloi pranë shtyllës së majtë të portës, pas së cilës ai goditi kameramanin pas portës drejt në kokë. 

Ai u trondit rëndë dhe gati u rrëzua, por përfundimisht u mbajt dhe qëndroi në këmbë.  Nga tribuna, tifozët sauditë ulërinin të frikësuar teksa panë shpejtësinë me të cilën topi goditi kameramanin në fytyrë. Momenti është kapur nga një fans dhe është bërë virale në rrjetet sociale.

Me Cristiano Ronaldon golashënues (78’), Al-Nassr arriti një tjetër fitore në kampionatin e Arabisë Saudite, me rezultatin 3-1 në terrenin e Al-Raed. Ndeshja e luajtur të shtunën, skuadra e Cristiano Ronaldos regjistroi suksesin e katërt radhazi, duke u ngjitur në vendin e 6-të të renditjes dhe mbeti vetëm 4 pikë pas liderit Al-Hilal.

Al-Nassr hapi rezultatin në minutën e 45+1, me anë të Sadio Mane. Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 49-të, emrin e tij në listën e golashënuesve e ka shtuar edhe Anderson Talisca, duke bërë 2-0 për mysafirët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll