Sport

VIDEO/ Cristiano Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al Nassr kundër Al Raed

Në fitoren 3-1 shënuan edhe Talisca dhe Sadio Mané

17 Shtator 2023, 11:00 Nga DOSJA
VIDEO/ Cristiano Ronaldo shkëlqen në fitoren e Al Nassr kundër Al

ARABIA SAUDITE - Fitorja e katërt radhazi për Al Nassr. Goli i Sadio Mané (45’+1) dhe përjashtimi i një lojtari të Al Raed në momentet e fundit të pjesës së pare, ia lehtësuan jetën Al Nassr. 

Pas një pjese të parë me disa probleme, në të dytën lojtarëve të Luís Castros iu desh vetëm të menaxhonin avantazhin pas pushimit, gjë që e zgjidhën natyrshëm, përmes Talisca (49) dhe Cristiano Ronaldos (78’). 

Al Raed gjithsesi zvogëloi deficitin në pjesën e fundit, por nuk mjaftoi për të qenë i frikshëm. Me këtë triumf, të katërtin radhazi, Al Nassr ngjitet në vendin e 5-të (12 pikë). CR7 mbetet në krye të listës së golashënuesve, me 7 gola në 5 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll