Sport

BUNDESLIGA/ Ringjallet Borussia Dortmund, spektakël golash në “Europa-Park”...

Pas javës së katërt të Bundesligës, Freiburg renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Borussia Dortmund renditet në vend të shtatë me tetë pikë.

16 Shtator 2023, 18:17 Nga DOSJA
BUNDESLIGA/ Ringjallet Borussia Dortmund, spektakël golash në

GJERMANI - Borussia Dortmund bind me fitoren 2-4 ndaj Freiburg në “Europa-Park Stadion”, në një sfidë që rezultoi të ishte shumë e luftuar. Verdhezinjtë gjejnë fitoren e parë pas ndeshjesh.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën, duke shënuar me Hummels në minutën e 11-të. Megjithatë vendasit reaguan dhe barazuan në minutën e 45+2’ me Hofler…

Vetëm katër minuta më pas Hofler kaloi Freiburg-un në avantazh, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 2-1. Pjesa e dytë po ashtu rezultoi shumë e luftuar, me Dortmund që gjeti barazimin me Malen në minutën e 60-të.

Në minutën e 82-të autori i golit të dytë të Freiburg, Hofler la ekipin e tij në inferioritet numerik, pasi mori karton të kuq. Dortmund e shfrytëzoi superioritetin numerik, me Hummels që shënoi golin e tretë në minutën e 88-të.

Reus bëri “poker” në minutën e 90+3’ dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë dhe fitoren 4-2 për Dortmundin.

Pas javës së katërt të Bundesligës, Freiburg renditet në vend të nëntë me gjashtë pikë, teksa Borussia Dortmund renditet në vend të shtatë me tetë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll