Sport

Vedat Murriqi në krizë golash: “Nuk dija ku të fusja kokën kur humba penalltinë e dytë…”

Trajneri i Majorkës ka thënë në konferencë për mediat se Muriqi mendon se ekipi ka humbur pikë për fajin e tij. Sa i përket incidentit skandaloz të ndodhur në Rumani, Agirre është shprehur kjo është një çështje delikate për sulmuesin shqiptar, i cili është krenar që është nga Kosova.

16 Shtator 2023, 17:40 Nga DOSJA
Vedat Murriqi në krizë golash: “Nuk dija ku të fusja

SPANJE - Vedat Muriqi ende nuk po shfaqet në formën e tij te Majorka. Sulmuesi nga Prizreni ka humbur dy penallti në këto javë të para të kampionatit, çka ka ndikuar jo pak në anën e tij psikologjike.

Trajneri i Majorkës ka thënë në konferencë për mediat se Muriqi mendon se ekipi ka humbur pikë për fajin e tij. Sa i përket incidentit skandaloz të ndodhur në Rumani, Agirre është shprehur kjo është një çështje delikate për sulmuesin shqiptar, i cili është krenar që është nga Kosova.

“Ata (sulmuesit) jetojnë me gola, u pikëllova shumë për penalltinë e parë. Në të dytën nuk dija ku ta vendosja kokën. Ai (Muriqi) mendon se kemi humbur 3-4 pikë për shkak të tij dhe i thashë që vitin e kaluar na dha shumë. Incidenti në Rumani? Është një çështje delikate, ai e trajton me dinjitet të madh, siç duhet, është shumë krenar që është nga Kosova”, ka deklaruar Havier Agirre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll