Sport

VIDEO/ Juventus-Lazio 3-1: një super Vlahovic dhe Chiesa ‘mundin’ Sarrin…

Dominimi i Juventusit që në fillim me agresivitetin e lartë, që përfaqëson risinë e madhe të këtij sezoni, por mbi të gjitha me një dyshe sulmuese, që funksionon më së miri.

16 Shtator 2023, 17:27 Nga DOSJA
VIDEO/ Juventus-Lazio 3-1: një super Vlahovic dhe Chiesa

ITALI - Juventus mundi Lazion me rezultatin 3-1, duke u ngritur në 10 pikë dhe duke dërguar një mesazh të saktë në kampionat: ata janë aty edhe për scudeton. 

Një ndeshje thuajse perfekte nga djemtë e Allegrit, gjithmonë mjeshtra të fushës, ku sinteza ishte një dygolësh nga Vlahovic (10’ dhe 67’, goli i dytë ishte i mrekullueshëm) dhe një gol i Chiesa (26’). Lazio nuk ishte pothuajse asnjëherë i rrezikshëm, goli i Luis Albertos (64’) ishte episodik pas një prej gabimeve të pakta të Juventusit në fushë. 

Kishte shumë dëshirë në fillimin e Juventusit. Dhe është edhe ajo mënyrë e re e të menduarit që përfaqësonte risinë e vërtetë të këtyre ditëve të para: agresionin sistematik në gjysmën e fushës së kundërshtarit. 

Gjithsesi nuk ishte e njëjta Lazio që u pa te Maradona para pushimit. E vetmja goditje për kryeqytetasit ishte një gjuajtje me këmbën e majtë nga Kamada, të cilën Szczesny e nxorri në këndore. ‘Celestët’, pavarësisht vetëm një ndryshimi në 11-shen startuese në krahasim me sezonin e kaluar, ende nuk e ka kuptuar plotësisht atë që Sarri i kërkon grupit të tij. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll