Sport

VIDEO / Nuk ka fitues në duelin për kreun e Bundesligës, Bayern Munich “ngrin” në shtesë!

Ndërkohë që klasifikimi mbetet i njëjtë me skuadrën e “Aspirinave” në krye të Bundesligës pas 4 javësh falë golavarazhit më të mirë, me një gol më tepër se Bayern Munich, por me pikë të barabarta, me nga 10-të secila.

15 Shtator 2023, 22:24 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues në duelin për kreun e Bundesligës, Bayern

GJERMANI - Bayer Leverkuseni mundi të rezistonte më pak se shtatë minuta në sfidën e javës së katërt të Bundesligës në transfertë me Bayernin e Mynihut. Në zhvillimet e një goditjeje këndore, sulmuesi anglez, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.


E nisin keq sfidën “Aspirinat”, ku aktivizohet titullar Granit Xhaka, duke pësuar shumë shpejt përballë kampionëve në fuqi. Megjithatë avantazhi i vendasve nuk zgjat shumë. Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo, 1-1.


Pjesa e pare u mbyll në barazim 1-1 pavarësisht rasteve të shumta të krijuara nga Bayerni. Sfida mbeti e hapur deri në minutat e fundit, me raste në të dyja portat, për të ardhur më pas te goli i Goretzkas, që i siguroi avantazhin Bayernit, 2-1 në minutën e 86-të.


Kur u duk se gjithçka do të mbyllej me fitoren e bavarezëve në shtesë, Palacios shndërron në gol një penllti duke i çuar sërish në barazpeshë shifrat e takimir për t’i ndarë nga një pike skuadrave në këtë përballje për vendin e parë.


Ndërkohë që klasifikimi mbetet i njëjtë me skuadrën e “Aspirinave” në krye të Bundesligës pas 4 javësh falë golavarazhit më të mirë, me një gol më tepër se Bayern Munich, por me pikë të barabarta, me nga 10-të secila.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll