Sport

"Shi" golash të Al Hilal ndaj Al Riyadh, debutim premtues i Neymar - Shihni aksionet

Ylli brazilian është i uritur në ndeshjen e tij të parë zyrtare në Arabinë Saudite, me një asistim dhe një top mjeshtëror që zhbllokoi të gjitha mbrojtjet.

16 Shtator 2023, 08:00 Nga DOSJA
"Shi" golash të Al Hilal ndaj Al Riyadh, debutim premtues i

ARABIA SAUDITE - Debutim me shumë premtime për Neymar në Arabinë Saudite! Braziliani nuk humbi kohë dhe... tregoi klasin e tij të tmerrshëm, duke ‘frymëzuar’ një gol në gjashtëshen e Al Hilal ndaj Al Riyadhit (6-1).

Vetëm katër minuta pasi hyri në ndeshje si zëvendësues, braziliani (64’) i dhuroi një top të mrekullueshëm Malcolm, që i krijoi mundësinë Al Dausarit të zhbllokonte kundërshtarin për 3-0.

Në minutën e 83-të ishte radha që braziliani të shënonte asistimin e parë me fanelën e Al Hilalit, kur theu topin për Malcolm, i cili e çoi përkohësisht rezultatin në 4-0.
Dy gola për fituesit shënoi Salem Al-Dawshari (87’ dhe 90’+5), ndërsa nga një shënuan Mitrovic (30’), Al Shahrani (45’+4), Nasser Al-Dawsari (68’) dhe Malcom (83’).

Me këtë fitore, skuadra e Riadit qëndroi në krye të ligës me 5 fitore dhe 1 barazim, një pikë përpara Al Ittihad.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll