Sport

VIDEO / Kane nis Bayernin shumë shpejt, por Leverkusen barazpeshon pa u mbyllur pjesa e parë!

Janë mbyllur 45 minutat e para të takimit mes Bayern Munich dhe Leverkusen, ndeshja e kryesuesëve të Bundesligës.

15 Shtator 2023, 21:10 Nga DOSJA
VIDEO / Kane nis Bayernin shumë shpejt, por Leverkusen barazpeshon pa u

GJERMANI - Bayer Leverkuseni mundi të rezistonte më pak se shtatë minuta në sfidën e javës së katërt të Bundesligës në transfertë me Bayernin e Mynihut. Në zhvillimet e një goditjeje këndore, sulmuesi anglez, i gjendur i lirë në shtyllën e dytë, e dërgon lehtësisht topin në rrjetë.


E nisin keq sfidën “Aspirinat”, ku aktivizohet titullar Granit Xhaka, duke pësuar shumë shpejt përballë kampionëve në fuqi. Megjithatë avantazhi i vendasve nuk zgjat shumë. Në minutën e 24-t kthehet ekuilibri në rezultat falë ekzekutimit perfekt të goditjes së lirë nga Grimaldo, 1-1.

Me shifrat e barabarta u mbyllën 45 minutat e para të takimit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll