Politike

Dako dhe Doshi në listën e zezë të SHBA-ve, Bardhi: Koha që shqiptarët të shpallin ‘non grata’ Ramën

22 Tetor 2019, 19:00 Nga DOSJA
Dako dhe Doshi në listën e zezë të SHBA-ve, Bardhi: Koha

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se dy bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Edi Rama janë shpallur nga SHBA si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Sipas Bardhit Rama gradon në krye të punëve të Partisë Socialiste, njerëz të inkriminuar si Tom Doshi në Shkodër apo Vangjush Dako në Durrës.

Sipas tij, është koha që shqiptarët të shpallin ‘non grata’ Ramën.

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

SHBA ka shpallur botërisht si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Në vend që të jetë në një linjë me partnerin tonë strategjik, Edi Rama ka graduar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, si mëkëmbësit e tij në Shkodër e Durrës.

Boll më me propagandë! Është koha e së vërtetës! Partnerët tanë e refuzojnë modelin që mban në këmbë Qeverinë e korruptuar të Edi Ramës: vjedhjen e pronës publike, vjedhjen e qytetarëve dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Tani është koha që shqiptarët të shpallin non grata Edi Ramën!

Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe europiane.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama gazmend bardhi tom doshi vangjush dako edi rama gazmend bardhi tom doshi vangjush dako

Sondazh

Poll