Politike

Rama replikon sërish me Bashën për negociatat, zgjedh t’i përgjigjet me deklaratën e Juncker

22 Tetor 2019, 07:10 Nga DOSJA
Rama replikon sërish me Bashën për negociatat, zgjedh t’i

TIRANË- Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vijuar dhe këtë mëngjes replikat me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, për bllokimin e negociatave nga BE.

Në një postim në Facebook, Rama ka zgjedhur që të mos jap asnjë koment, por vetëm ka publikuar deklaratën e Bashës dhe e krahason atë me deklaratën e Jean Claude Juncker.

Juncker në deklaratën e cituar nga Rama shprehet: Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veritu është një gabim historik. Nesë duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama citon një deklaratë të Bashës i cili ka thënë: Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare.

Gjatë ditës së djeshme Rama dhe Basha kanë shkëmbyer një sërë replikash me njëri-tjetrin për çështjen e negociatave. Ka qenë Basha me deklaratën e tij që ndezi debatin pasi i kërkoi dorëheqjen kryeministrit duke e bërë përgjegjës për moshapjen e negociatave. Rama iu përgjigj me një deklaratë dhe më pas vijuan replikat virtualisht në Facebook, ku të dy liderët sulmuan njëri-tjetrin me fjalët e drejtuesve të Bashkimit Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deshtimi i negociatave me be edi rama jean-claude juncker lulzim basha perplasja rama basha deshtimi i negociatave me be edi rama jean-claude juncker lulzim basha perplasja rama basha

Sondazh

Poll

Politike 22 Tetor 2019, 06:29

GJERMANI- Revista gjermane, Der Spiegel, që është një nga më të mëdhatë në Evropë, ka publikuar një shkrim në lidhje me vendimin e KE për të mos hapur negociata...